Raportet Amerikë-Kosovë, sigurimi i vaksinave kundër Covid-19 dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, kanë qenë tema të diskutimit ndërmjet kryetares së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesit të detyrës së ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. Njoftimi është bërë nga presidenca e Kosovës, e cila citon zyrtarin e lartë amerikan të ketë thënë se në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, “ShBA-ja inkurajon palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila do të rezultonte në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”. Duke folur për raportet mes Kosovës dhe ShBA-së, ambasadori Reeker ka theksuar se ato janë të bazuara në vlerat demokratike dhe qëllimet e përbashkëta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …