Kryetari i PS-së, Edi Rama njoftoi se sot në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’ bashkë me votuesit do ta festojnë fitoren

Kryetari i PS-së, Edi Rama njoftoi se sot në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’ bashkë me votuesit do ta festojnë fitoren

Në Shqipëri janë numëruar mbi 90 për qind e votave dhe Partia Socialiste është duke prirë me vota si parti e parë. PS-ja që drejtohet nga kryeministri aktual Edi Rama është afër fitores së mandatit të tretë,  Deri më tani PS-ja ka 675.225 vota ose 48.76 për qind, me 73 mandate. Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi ka bërë me dije se sot në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’ do ta festojnë fitoren. “Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores, ka shkruar Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …