Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social ku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin që e filloi mandatin e tij duke bërë opozitë në Shqipëri. Ajo është shprehur tutje se bashkëpunimi midis shqiptarëve nënkupton punë politike përtej kufijve. “Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri! Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur. Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. Votuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike’, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …