Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive të cilët kishin edhe pika të rendit të ditës.
Për mbledhje ishte propozua ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”;
-
Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2021;
-
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Njësinë e administrimit të dokumenteve dhe punën në zyre;
-
Shpallja me interes e Hapësirave Zhvillimore në Parkun Kombëtar në Komunën e Deçanit sipas elaboratit të prezantuar;
-
Shqyrtimi i propozimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për vendosjen e tri Trafove në parcelën nr. 01999-0, Zk Deçan;
-
Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për Implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Deçanit dhe OJQ “Green Art Center –Prishtina”(GAC);
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.