Për 21 vjet në terr – në ora 20:00 ndali dritat për 5 minuta

Për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, më 27 prill në ora 20:00, ftojmë të gjithë qytetarë/et e Kosovës t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë apo banesat e tyre për 5 minuta. Duke kaluar 5 minuta në errësirë do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilin ndodhen familjarët e 1,639 personave të pagjetur tash e 21 vite. Ndalja e dritave, tashmë është shndërruar në aksion tradicional, me anë të së cilit çdo vit, në të njejtën ditë, në të njejtën kohë, bashkë do të kemi mundësi ti kujtojmë personat e pagjetur. Edhe pas dy dekadash familjarët e personave të pagjetur kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre ndërsa presin në ankth për të ditur të vertetën dhe angazhohen që të vendoset drejtësia për krimet që janë bërë ndaj familjarëve të tyre. Edhe sot e kësaj dite, jemi dëshmitarë të dështimit institucional kundrejt çështjes së personave të pagjetur. E drejta për të ditur të vërtetën mbetet një ndër parimet themelore të ballafaqimit me të kaluarën, andaj ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të adresojë seriozisht çështjen e personave të pagjetur në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Kërkesa kryesore ka qenë dhe mbetet zbardhja e fatit të tyre. Në do të vazhdojmë të kërkojmë përgjegjësi ligjore dhe morale nga Qeveria e Kosovës për të zgjidhur çështjen e personave të pagjetur dhe nga shoqëria kosovare përgjegjësi kolektive të vazhdojë t’i kujtojë personat e pagjetur, sepse ata/o janë pjesë e shoqërisë tonë dhe pjesë e pashmangshme e ballafaqimit me të kaluarën dhe ndërtimit të paqes. *Ky aksion organizohet nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo, Missing Persons Resource Center, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo, forumZFD – Kosovo Program, New Social Initiative, dhe Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …