Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga masat e planifikuara nga qeveria e Kosovës për subvencionimin e punëdhënësve dhe pagesat e qerave. Siç njoftohet për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, që kanë të plotësuara disa kritere si në vijim: biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi; biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur; biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe iznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve. Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është: biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur. Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 11 maj 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …