Kosova do të jetë pjesë e 26 shteteve në njërin nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s në kontinentin evropian që do të udhëhiqet nga ushtria amerikane. Ushtrimi “DEFENDER-Europe” është ushtrim vjetor i përbashkët, i gjerë dhe multinacional, i përgatitur për të ndërtuar gatishmëri dhe aftësi ndërveprimi mes ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive partnere. Në këtë ushtrim do të zbarkojnë 28 mijë ushtarë përfshirë edhe ushtrinë e Kosovës për herë të parë. Që nga marsi i këtij viti, 1200 mjete ushtarake kanë filluar lëvizjen nga 4 porte amerikane për në vendet evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …