Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti, e ka shtyrë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për arsye populiste. Molliqaj ka theksuar se Kurti nuk ka dhënë asnjë arsye politike e parimore se pse nuk po merr pjesë në takimin e 11 majit, i cili ishte paralajmëruar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian. Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokollare. Kurti tashmë ka zbritur tek simbolikat si zëvendësim për përmbajtjen. Ai dëshiron të duket, por jo edhe të jetë, ai që ishte”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Dardan Molliqajt
Ai dëshiron të DUKET, por jo edhe të JETË, ai që ishte.
Kurti nuk e refuzoi takimin me Vuçiqin, por e shtyu atë për arsye populiste. Ai nuk dha asnjë arsye politike e parimore pse nuk merr pjesë në këtë takim. Natyra e arsyetimit ishte protokollare.
Kurti tashmë ka zbritur tek simbolikat si zëvendësim për përmbajtjen.
Ai dëshiron të duket, por jo edhe të jetë, ai që ishte. Shtyrja është në funksion të imazhit prej një politikani të qëndresës.
Por këtij imazhi i ka rrjedhur përmbajtja e nevojshme për rezistencë.
Kurti tashmë është duke e përgatitur ekipin negociator, disa nga të cilët janë emra që i takojnë historikut të dialogut që Lëvizja e Kurtit e kundërshtoi nga fillimi.
Ai tashmë ka pranuar kornizat politike dhe përmbajtjen e dialogut. Jo-jat e vogla vijnë pas pranimit të madh.