leoni

U mbajt konsultim publike “ONLINE” me qytetarë e Rahovecit  

Komuna e Rahovecit në mbështetje të DEMOS-it, ka mbajtur konsultim publike “ONLINE” me qytetarë përmes platformës ZOMM, për Draft-Rregulloren komunale për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme komunale. Organizimi i konsultimit është bërë bazuar edhe në Memorandumin e Bashkëpunimit që ka komuna e Rahovecit me DEMOS-in, për organizimin e takime të rregullta me qytetarë, të cilat do të organizohen përmes platformave online. Në konsultim publik përveç qytetarëve të pranishëm kanë qenë edhe zyrtar të komunës së Rahovecit dhe zyrtar të DEMOS-it. Në hapjen e konsultimit, Haziz Krasniqi zyrtari për Informim në komunën e Rahovecit ka thënë se deri tek organizimi i këtij konsultimi, ky dokument i ka kaluar të gjitha procedurat e parapara me ligj si ajo e miratimit për të dal në konsultim publik. Me kohë është bërë  publikimi i njoftimeve dhe dokumentit në ueb faqe të komunës, në Platformën e Konsultimeve Publike si dhe në faqen e Facebook-ut të komunës. Isak Hoti, shef i zyrës Ligjore në komunën e Rahovecit ka dhënë përgjigje në pyetjet dhe komentet e dhëna nga qytetarët, duke thënë se të gjitha komentet e dhëna e që e kompletojnë edhe më shumë këtë rregullore, do të inkorporohen në dokumentin final para se të miratohet në mbledhjen e ardhshme të kuvendit komunal të Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …