Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Turqinë dhe të gjithë aleatët e Amerikës që të përmbahen nga blerja e armatimit rus, pasi në të kundërtën mund të përballen me më shumë sanksione amerikane. Tensionet mes Amerikës dhe Turqisë janë përshkallëzuar për një sërë çështjesh, duke nisur nga blerja e sistemeve të mbrojtjes raketore ruse nga ana e Ankarasë, pastaj të drejtat e njeriut dhe njohjen e gjenocidit armen nga ana e presidentit amerikan, Joe Biden. Vitin e kaluar, Uashingtoni pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë të fshehtë F-35. Ankaraja nënshkroi marrëveshjen me Moskën më 2017, duke e arsyetuar blerjen me nevojat e saj të sigurisë. Zyrtarët turq kanë thënë se sistemet ruse nuk do të integrohen në infrastrukturën mbrojtëse të NATO-s. Dorëzimet e katër baterive të para të raketave, nga Rusia në Turqi, filluan në korrik të vitit 2019. Blinken gjithashtu tha se njohja si gjenocid e masakrës ndaj armenëve nga Perandoria Osmane në vitin 1915, nuk do të duhej të ishte e befasishme duke pasur parasysh pikëpamjet e njohura gjerësisht të presidentit Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …