Përkujtojmë me pietet të gjithë të rënët me 30 prill të vitit 1999 nga Verboci të Drenasit, në veçanti vëllezërit tanë: Adem e Xhafer Gashi, si dhe të gjithë të rënët e tjerë; vëllezërit dhe motrat tona, që u ekzekutuan nga pushtuesi gjakatar serb në mënyrën më barbare tek vendi i quajtur, «Shavarina » te Feronikeli i Drenasit. Si të gjithë të ekzekutuarit e tjerë të asaj llahtarie, edhe vëllezërit tanë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse e donin atdheun tonë të lirë, pse lindën e rritën fëmijë shqiptarë. Ademi ishte mërgimtar i hershëm, Xhaferi ishte punëtor arsimi që ngriti gjenerata të tëra për t’i dalë zot atdheut.
Jetojmë me kujtimin për ta.
Mujë dhe Xhevrie Gashi, si dhe familja e gjerë Gashi nga Verboci i Drenasit.
Muhamet Gashi- Muja