leoni

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2021.

Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Betimi i anëtarit të ri të kuvendit të komunës Habib Thaçi.

  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  3. Informatë rreth gjendjes me Koronavirusin në Komunën e Hanit të Elezit.

  4. Raporti financiar për periudhë Janar-Mars 2021.

  5. Informatë për ndarjen e bursave.

  6. Raporti financiar për periudhën Janar-Mars të N.P.L. “Pastrimi” sh.a.

  7. Kërkesa e Sokol Loku për ndërrim destinimi të pronës.

  8. Të ndryshme.

Me propzim të ekzekutivit dhe miratim të këshilltarëve rendi i punës u plotësua edhe me pikën:

9.Propozim vendimi për plotësimin e vendimit 01.Nr.2010/2021 për transferrin e mjeteve nga kategoria rezervë në shpenzime kapitale.

Me punën e Kuvendit të Komunës udhëheqi kryesuesi Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …