Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Presidenti partiak në demonstrata të OJQ-ve

Republika e Shqipërisë ka kohë që ka hyrë në një politikë me dy kahe tërësisht të kundërta: majtas dhe djathtas. Pas 8 vitesh të keqqeverisjes së të djathtës me në krye Sali Berishën, për herë të parë pas periudhës së  komunizmit u zgjodh edhe presidenti jo koncesual me mandat 5-vjeçar, Bujar Nishani.  Mirëpo për fat të mirë kësaj keqqeverisje populli i Shqipërisë me vetëdije të kthjellët dhe me një kulturë të lartë politike, të frymës evropiane ia dha goditjen e merituar me anë të votës, të cilën e hodhi në një opozitë të tkurrur politikisht. Me këtë humbje të thellë Sali Berisha u detyrua të jap dorëheqje, por ai e bëri këtë në mënyrë perfide duke zgjedhur si lider partie  “pionin” e vet Lulzim Basha, i cili  në atë kohë ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por ky politikan tanimë  i demoduar  vepron në stilin: Hidhe gurin fshihe dorën.  Mirëpo Populli prapë ia dha goditjen radhës, në mënyrë edhe më bindëse, duke i shkaktuar humbjen e Bashkisë së Tiranës, dhe humbje të thellë në  zgjedhjet vendore në mbarë Shqipërinë, që nga Jugu në Veri.

Pas kësaj humbjeje të thellë e djathta u fut në një rrugë pa krye, ku duke mos pasur më as edhe një rrugë tjetër vazhdon me atë avazin e vjetër: me britma e piskama nga më primitivet.  Nga humbjet e tilla në Botën Demokratike  vështirë se do të mundë të qëndronte më si udhëheqës i një partie, por për fat të keq  kjo ndodhë tek ne.   Nga këto humbje të thella  njëra pas tjetrës. Sali Berishës i ngeli vetëm presidenti i Shtetit, Bujar Nishani, i cili qysh  nga marrja e mandatit u soll  vetëm si dorë e djathtë e PD-së dhe Sali Berishës.

Presidenti i Shqipërisë përfundimisht tregoi anshmërinë e tij politike që është e ndaluar me të gjitha rregullat demokratike.  Duke dalë haptas në përkrahje  të partisë Demokratike të Shqipërisë me disa dhjetëra demonstrues “gjoja të shoqërisë civile” të manipuluar nga humbësit politikë: Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Duhet cekur se ditë më parë ishte mbajtur një demonstratë e tillë ku deputetët e PD-së kishin dalë të armatosur me revole në brez.  Këtu nuk duhet vlerësuar ato demonstrata se a kanë  qenë të drejta  apo të pa drejta.  Por presidenti i Shtetit në as një mënyrë nuk është dashur t’i lejojë vetes e të zbres në atë nivel të ulët dhe qesharak, duke u  paraqitur para medieve  sikur të ishte në kryesinë e Partisë Demokratike. Kjo  vërtetë është skandaloze dhe e pakuptimtë për një burrë Shteti, partia e të cilit qysh moti i ka humbur zgjedhjet dhe ai merret me punët e Shtetit duke e përfaqësuar pakicën. e cila dita ditës po degradohet. Presidenti  do duhej të ishte figurë unike i popullit, sikur kanë qenë: Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu e Bamir Topi dhe kurrsesi një  figurë përçarëse sikur është, Bujar Nishani.

Krahu politik i koalicionit të majtë me në krye Partinë Socialiste po i vazhdon disa reforma evropiane, edhe pse po hasë në kundërshtim jo vetëm nga opozita e tkurrur por  tanimë edhe nga një zë i vetmuar në shtretërit, sikur është  Ben Blushi.  Në këso dallimesh të thella  politike  roli i presidentit do ishte faktori kyç për zgjedhjen e kundërshtimeve politike.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …