Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim Vullnet Sadiku, përfaqësues i Klubit Letrar ABC poetike nga Shkupi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Manifestimi poetik ABC-ja poetike, Bllaca-Eksodi 99″ do të jetë pjesë e agjendës zyrtare në kuadër të “Javës Kulturore” 2021 në Han të Elezit, kështu u dakorduan Kryetari Suma me mysafirët. Në këtë manifestim poetik do të ftohen poetët e gjitha trojeve shqiptare për të kontribuar për rolin e poezisë shqipe.
Manifestimi poetik “ABC-ja poetike, Bllaca-Eksodi 99″ do të mbahet me 5 Qershor 2021 në Han të Elezit.