Trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen nga Afganistani, thanë nga Shtëpia e Bardhë disa zyrtarë të aleancës më 29 prill. Sipas CNN, më pak se 100 trupa, së bashku me pajisjet ushtarake, janë zhvendosur kryesisht përmes aeroplanëve. Edhe NATO-ja ka filluar tërheqjen e misionit të saj nga Afganistani, i tha agjencisë AFP një zyrtar i NATO-s. “Ky do të jetë një proces i rregullt, i koordinuar dhe i qëllimshëm”, tha ai. Anëtarët e aleancës së mbështetur nga Amerika ranë dakord këtë muaj për të përfunduar misionin e tyre me 9.600 njerëz në Afganistan, pasi kryetari amerikan, Joe Biden bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Uashingtonit. Zyrtarë të lartë afganë thonë se talibanët po përdorin forcë në përpjekje për të fituar territor derisa trupat e huaja po tërhiqen. Talibanët kanë zhvilluar një kryengritje dy dekadëshe që kur u dëbuan nga pushteti nga trupat e udhëhequra nga Amerika më 2001.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …