Jakup Krasniqi

Krasniqi: Qeveritarët tanë deklaruan se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë, tani i ndërrojnë fjalët dhe qëndrimet

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidhur me deklaratën e  kryeministrit Isa Mustafa, i cili thotë  se Qeveria nuk do të pengojë votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë në vendin tonë.   Para pak dite Kryeqeveritari e qeveritarë me plotë gojën deklaruan: “Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, do të ketë grumbullim të votave nga OSBE-ja”. Por, sot paskan harruar se çka thanë para pak dite. Sot deklarimi ka avancuar, kryeministri paska deklaruar, po e konfirmojnë mediet: “Qeveria që unë drejtoj nuk i pengon qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre. Qoftë edhe duke hedhur vota për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese të cilat do t’i menaxhoj OSBE. Përkundrazi. Ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet”. Deklarimi i dytë nuk do të duhej të ndodhte, pasi ne veç e dinim se deklarimi do të ndryshonte. Ndryshimi i fjalëve, nuk është hera e parë që po ndodhë e më gjasë nuk do të jetë as e fundit. Ec e besoju këtyre njerëzve që i ndërrojnë fjalët më shpesh se rrobat.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …