Arben Gashi: Jemi të gatshëm që të debatojnë dhe të diskutojnë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvend

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë para fundit të qershorit, kështu tha dje Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell pas takimit që pati në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut në muajin qershor, por shtoi se paraprakisht do të përgatiten mirë. Kurti përmendi edhe një takim që do të zhvillojë me partitë opozitare gjatë muajit maj, për pasur edhe qëndrimet e tyre sa i përket këtij procesi. Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi,  ka thënë se janë të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Kosovës. Ai më tej ka theksuar se është detyrë kushtetuese e Kryeministrit që të merret me dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …