Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka hedhur dyshime se koalicioni i nënshkruar mes AAK-së dhe Nismës është afër me partitë në pushtet. Ai ka konstatuar se AAK-ja dhe Nisma kanë zbutur qëndrimet e tyre. Vetëvendosja kishte propozuar një platformë të re politikë të quajtur “Alternativa”, por që sipas tij, kjo nuk është pranuar në fund nga AAK-ja. “Këtë ide më 7 mars e kishte pranuar AAK-ja, por më 16 mars kjo parti u tërhoq, por jo edhe Nisma”, ka deklaruar Kurti. Ai ka thënë se Vetëvendosje po përgatitej për një alternativë qytetarëve edhe me shoqërinë civile. Sipas tij, këtë ide e pati pranuar AAK-ja dhe Nisma. “Duket që kjo alternativë nuk ka hasur në mirëkuptimin e AAK-së, e cila nuk na ka ftuar neve në këtë marrëveshje”, ka thënë Kurti, duke shtuar se pas gazit lotsjellës nevojitej një ombrellë e re. “Ne kemi thënë që Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma kanë bërë opozitën e bashkuar në Kuvend me vezë, uji dhe sidomos gaz lotsjellës. Prandaj na nevojitej një ombrellë e re. Ne e kemi konsideruar se kjo alternativë të paraqitej edhe në zgjedhjet e ardhshme. Kjo i sposton gjasat që të kemi zgjedhje parlamentare së shpejti, të nevojshme për Kosovën. Nuk na duket e drejtë të bëhen marrëveshje parciale. Jemi të brengosur në veçanti për takimet dhe kontaktet të AAK-së me ata të qeverisë, ka deklaruar Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …