Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Kroaci takohet nga homologu i tij kroat, Mario Banoziq

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Kroaci takohet nga homologu i tij kroat, Mario Banoziq

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci është takuar me homologun e tij nga ky shtet, Mario Banoziq. Në këtë takim, Mehaj dhe Banoziq kanë diskutuar rreth bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes dhe mundësisë për avancimin e bashkëpunimit edhe në industrinë e mbrojtjes. Po ashtu, ata kanë biseduar edhe rreth angazhimit dhe rolit të rëndësishëm të Kroacisë në NATO dhe misionin e KFOR-it si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësim të Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes me theks të veçantë në Kartën e Adriatikut- SHBA (A5), e cila këtë vit kryesohet nga Republika e Kroacisë. Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, ministri Mehaj, përveç takimit me stafin diplomatik të Kosovës në Zagreb, ka vizituar studentët-kadetët e Kosovës në Akademinë Ushtarake të Kroacisë, ku është pritur nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Mate Paden dhe stafi i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …