Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit, rreth dokumenteve për procesin e dialogut që sipas Kurtit nuk ka gjetur asnjë dokument në Prishtinë dhe është informuar gjatë vizitës në Bruksel, Abdixhiku i ka thënë Kurtit që të bësh viktimën kur nuk je i tillë është dobësi. Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltër që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim. Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish”, ka sqarua dhe ka nënvizuar, Lumir Abdixhiku.