Armend Zemaj: Qeveria po e neglizhon sigurimin e vaksinës anti-Covid duke e rrezikuar shëndetin publik

Armend Zemaj: Qeveria po e neglizhon sigurimin e vaksinës anti-Covid duke e rrezikuar shëndetin publik

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria po e neglizhon sigurimin e vaksinës anti-Covid. Sipas tij, Qeveria është dashur ta ketë parasysh se kontingjenti prej 24 mijë dozash nuk është i mjaftueshëm, duke shtuar se vonesat në ardhjen e kontingjentit të dytë mund të dëmtojë shëndetin publik dhe atë mendor. Ai tha se është për tu shqetësuar qasja e Qeverisë, sepse duken shumë të relaksuar thuajse pandemia nuk ekziston në Kosovë. Sipas tij, po mendohet që Kosova është përjashtuar nga situata pandemike dhe pasojat janë evidente. Ish-ministri Zemaj shtoi se nuk kanë informacione konkrete se kur mund të vijë kontingjenti tjetër i vaksinave, ani pse komunikimi me partnerë është duke vazhduar. Ai shtoi se ky është kontingjenti i paraparë nga Covax, i pranuar nga aplikimi i tyre për pjesën e parë, mirëpo thotë se duhet lobim sistematik.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …