Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, ka marrë pjesë në përurimin e ndriçimit publik në fshatin Gexhë me një gjatësi 3300 metra, ku përfshihen 4 segmente rrugore, pra, 90% e fshatit mbulohet me ndriçim publik, një investim kapital shumë i domosdoshëm për këtë fshat në funksion të rritjes të sigurisë së lëvizjes së qytetarëve. Kryetari Latifi ka thënë se, ne do të vazhdojmë me vendosjen e ndriçimit publik së shpejti edhe në: Kramavik, Sapniq, Hoçë të Vogël, Brestoc, Senoc, Pastasel, Polluzhë, Vrajakë, Bratatin, Pataqan, Zaqisht, Opterushë, Zatriq, si dhe në vendbanime të tjera dhe pjesën e mbetur të lagjeve në qytetin e Rahovecit. Punë e projekte po realizohen në secilën lagje e lokalitet të komunës së Rahovecit, përkushtimi ynë në shërbim të qytetarëve nuk do të mungojë asnjëherë! Urime qytetarëve të Gexhës! Tha kryetari Latifi me këtë rast.