Punëtorët e sektorit privat protestojnë për gjendjen jo të mirë këtë sektor, kërkojnë të themelohet Gjykata e Punës

Punëtorët e sektorit privat protestojnë për gjendjen jo të mirë dhe kërkojnë të themelohet Gjykata e Punës

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës, ka protestuar sot për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat. Protesta u zhvillua në kryeqytet. Ajo nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te Teatri Kombëtar. Me pankarta në duar dhjetëra qytetarë kanë protestuar ndaj menaxhmentit të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”. “Ne nuk jemi rob por punëtorë”, “Aeroporti është djersa dhe shëndeti ynë”, “Stop diskriminimit”, ishin disa nga mbishkrimet e vendosura në pankarta. “Nuk e meritojnë që punëtorët e Adem Jasharit janë të larguar nga puna, e papranueshme që shteti nuk ka reaguar. Kërkojmë që institucionet të merrem me neve, përndryshe protestat do të jenë më të radikalizuara. Ne nuk do të heshtim asnjëherë”, u tha në protestë. Ata kanë kërkuar po ashtu të formohet Gjykata e Punës e cila do të merrej vetëm me kontestet e punëtorëve në vendin e tyre të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …