Shënohet 31 vjetori i Kuvendit të Pajtimit të Verrat e Llukës

Sot 31-vjet më parë po rikthehet edhe një here ndjenja e një kohe sa të ligë aq edhe domethënëse për erën e re që kishte kapluar rininë e Kosovës së mbyllur me gjak për më shumë se një shekull. Po e rikthejmë kohën e tubimit më të madhe te verrat e Llukës  i mbajtur më 1 Maj 1990, ku morën pjesë mbi 500 mijë njerëz, ishte nisma e parë e madhe për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave midis shqiptarëve. Kjo nismë më vonë u shndërrua në lëvizje të rëndësishme mbarëkombëtare. Po ashtu, ky vend njihet për Kuvendin e Verrave të Llukës, Besëlidhjen e Madhe Shqiptare të Verrave të Llukës,  ku u mbajtën Kuvendet e Besëlidhjes shqiptare dhe të pajtimit të gjaqeve, është vendi i vlerave universale kombëtare, i cili në rrethanat më të vështira ka bashkuar shqiptarët në rrugëtim për lirinë dhe pavarësinë. Ne sot kujtojmë nismëtaret e parë të Kuvendit të madh të Verrave të Llukës ata të cilët i dhanë kuptimin dhe e artikuluan lëvizjen gjithë popullorë për pajtimin e gjaqeve. Ata ishin një grup student bashkë me dy profesorët e tyre që e dhanë idenë e parë të organizimit të një tubimi madhështor siç ishte Kuvendi i Verrave të Llukës. Ata ishin: Have Shala, Musa Berisha, Myrvete Dreshaj, Ethem Çeku si dhe dy profesorët Anton Çeta dhe Zekria Cana. Në këtë kuvend më të nderuarit ishin dhe do të mbeten përgjithmonë familjet të cilat e shtrin dorën e pajtimit duke krijuar një histori të veçantë dhe duke i hapë rrugë idesë së çlirimit nga pushtimi serb. Ata që kontribuuan në këtë kuvend janë edhe personalitete të fuqishme si: Akademik Mark Krasniqi, Dom Lush Gjergji, Ibrahim Dreshaj, Azem Shkreli, Mulla Ajni Ramadani, Prof.Ramiz Kelmendi, Nimon Alimusaj, Nëna Ajshe Gërvalla dhe Mark Krasniqi. Më 1 maj 1990 tubimi të verrat e llukës ishte takimi më i madh kombëtar që kishte ndodhur në historinë e këtij populli i cili botërisht i kishte vënë pikë hasmërisë dhe gjakmarrjes. Ndërsa lufta e UÇK-së shënon ngjarjen pasuese më të rëndësishme të popullit shqiptarë në luftë për liri. Andaj në kujtim dhe nderim të protagonistëve të kësaj ngjarje që nuk janë më në jetë dhe gjithë dëshmorëve të kombit ju ftoi për një minutë nderim. Kështu u tha sot në këtë tubim të organizuar ku me fjalimet  e tyre të pranishmit i kanë përshëndetur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Komandanti i ZOD. Ramush Haradinaj, Prof.Hilmi Muqaj, Have Shala, Myrvete Dreshaj dhe Mulla Ajni Ramadani. Në këtë ngjarje Haradinaj ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për disa nga aktivistët e pajtimit të gjaqeve, pas vdekjes: Prof.Zekeria Cana, Prof.Anton Çetta, Prof.Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nana Ajshe, Mark Krasniqi, Nimon Alimusaj dhe Jashar Salihu. Gjithashtu për aktivistët që ende jetojnë: Musa Berisha, Have Shala, Ethem Çeku, Myrvete Dreshaj, Don Lush Gjergji, Mulla Ajni Ramadani dhe Sali Cacaj. Një medalje të tillë, e ka ndarë edhe për fshatin Llukë e Epërme, që ishin nikoqir të Kuvendit të Madh. Po ashtu medalje te tilla i janë nda edhe familjeve të Rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri dhe Adem Rama. Ky manifestim është mbyllur me monologje dhe këngë: Aktori Niman Muqaj më monologun Besa –Besë, Jeton Tahiruakaj me monologun Verrat e Llukës ndërsa Rapsodët e Grupit Dervish Shaqa kënduan këngën Anton Qeta –Burrë Kosove. Përgjithmonë mirënjohës kontributit të lëvizjeve kombëtare për liri e bashkim. Përgjithmonë mirënjohës atyre që dhanë jetën për idealet kombëtare!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …