Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar raportin e ri për gjendjen në vendin tonë gjatë pandemisë. Nga raporti mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë evidentuar edhe 160 raste të reja të infektuar nga virusi kovid-19, 415 të shëruar dhe 5 viktima. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat antikovid sepse virusi ende është i pranishëm anekënd vendit tonë. Numri total i rasteve pozitive të evidentuara në vendin tonë nga rastet e para është 105 mijë e 535 prej të cilëve 95 mijë e 45 janë shëruar ndërsa rreth 8 mijë janë ende raste pozitive dhe si të tilla janë potencial për të infektuar të tjerët andaj ende duhet të kemi kujdes të shtuar gjatë kontakteve me persona tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …