Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, nëpërmjët një postimi ka uruar përvjetorin e 21 të themelimit të AAK-së. Besnik Tahiri tha se themeli i shumë proceseve dhe zhvillimeve politike u themelua para 21 vjetësh dhe AAK dha shembullin e tolerancës e bashkëpunimit politik. Ai theksoi se në vitin 2000 kur të tjerët po i fryenin ndarjeve, përplasjeve e polarizmave politike, Gjenerali Haradinaj themeloi AAK-në dhe se me themelimin e partisë vendosi urat e shumë proceseve dhe zhvillimeve politike që do vinin pas. Tahiri me rastin e përvjetorit të themelimit të partisë të së cilës ai i takon renditi me radhë arritjet, sfidat e vështirësitë që AAK kaloi ndër vite.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …