Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, derisa i njëjti është ruajtur nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it. Informacionin për vizitën e Veselit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep e cila ka thënë se se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë vizitën e Veselit në Kosovë.
