Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Shteti që nuk garanton për qytetarët e vet!

Shteti im, shpreh mungesë guximi, në mos nuk ka mundësi e vullnet, mbase qëllimshëm nuk do të garantoj për qytetarët e vet!, kjo nuk do ndonjë shtjellim më të qartë se kaq. Apriori, shteti që nuk guxon të garantojë për bijtë e vet, për çfarë fuqie shtetërore mund të flasim ne para botes. Botës së civilizuar, nuk i interesojnë fare qëndrimet politike prapanike ballë njëri-tjetrit,  pavarësisht kundërthënieve të mundshme, ato duhet të mbesin në shtëpi dhe brenda shtëpisë. Refeleketimi i tyre deri në këtë masë, nuk i ndihmon imazhit të Kosovës, për më keq nxjerr në pah atavizmat prapanik e politik që po na ndjekin këmba dorës për kaq vite! Stigmatizimi dhe akuza të akorduara brenda shoqërisë, kryeneçësia dhe forca e treguar e pushtetit autoritar, mbi kurriz të tjetrit në një kohë të caktuar, nuk e fuqizon misionin human e politik për ata që janë bartës të momentit.

Shantazhi politik që dikur ka sjellë profit politik në sistemet e kaluara, nuk do duhej që edhe sot të paraqitej si model i një episodi të shëmtuar të një kohe që ka ikur me turp. Tani, në forma më të sofistikuara, gjithsesi të dështuar që në paraqitje, mos të harrojmë parimin më elementar: të mos frikohemi nga e vërteta, të gjithë ata që frikohen nga e vërteta, do të thotë se dikur i kanë hyrë kohës në hak. Më së e vërtetë: na ishte një herë një kohë, kur shqiptarët dënoheshin nga shqiptarët, për qëndrime politike! Pra ata dënonin bijtë e vet, vetëm e vetëm pse ne donim liri, donim bashkimin e tokave shqiptare, shanim dhe kundërshtonim pushtuesin, dhe të gjithë anëtarët tjerë të LKJ-së, majtas e djathtas!…

Situata aktuale të forcon besimin së: erdhi një kohë për të cilën ne, nuk u përpoqëm, që shteti ynë të mos guxoj, të mos dojë, në mos; nuk ka kapacitet për të mbrojë bijtë e vet!

Në fakt, Kosova është e tëra e rrethuar nga një burg i madhe (getoje, izolimi), që askush nga shtetet e BE-së, nuk garanton, madje as një vizë si vizitor i rëndomtë… e drejtë, përderisa shteti nuk garanton për bijtë e vet, kush do të garantoj për ne!? Për aq kohë sa kërkesat e shqiptarëve për shtet, liri e pavarësi po rriten, po aq do të rritën kërkesat tona, që shteti ynë të jetë emblema jonë më të cilën, ne do te krenohemi, shteti i cili do të mbrojë interesat e qytetarëve të vet, këtë po e kërkon bota bashkëkohore- shtet që garanton mbrojtjen e qytetarët e vet, kaq dhe asgjë më shumë!…

03-05-2021

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …