Vazhdon projekti i rregullimit të rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit gjatë muajit mars, ka filluar realizimin e projektit që ka të bëjë me rregullimin e rrugëve fushore, projekt ky i cili është i një rëndësie të madhe për gjithë fermerët e Komunës.

Për të shikuar më për së afërmi se si po ecin punët në realizimin e këtij projekti, në teren doli kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, i cili vizitoi fshatin Fortesë, fshat ky në të cilin është duke u punuar në rregullimin e rrugës fushore ”Rruga e Bellejes” me gjatësi 1125 metra.

Gjatë vizitës së bërë, kryetari Vehapi bashkëbisedoi me fermerët të cilët kalojnë vazhdimisht në këtë rrugë, të cilët edhe e falënderuan kryetarin për fillimin e këtij projekti  i cili është i mirëseardhur për gjithë fermerët e fshatit Fortesë.

Në lidhje me realizimin e këtij projekti, kryetari Vehapi u tha  fermerëve se Komuna e Rahovecit me mundësit buxhetore që i ka, në vazhdimësi po bën përpjekje për t’ju ofruar kushte, sa më të mira për të gjithë fermerët e Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …