Familja e Nezir Mehmetajt i cili u arrestua më 3 janar të vitit të kaluar në Merdar nga autoritetet serbe, ka kërkuar nga institucionet përkrahje për lirimin e tij. Ata i janë drejtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të ndikuar në lirimin e tij. Po ashtu i drejtohem ambasadave të huaja, mediave vendore dhe të huaja, dhe ato të Serbisë, si dhe gjithë faktorëve që mund të ndikojnë në këtë situatë të ndjeshme”, thuhet në kërkesën e familjes. Sipas tyre, në rastin e Nezirajt bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut pasi thonë se ai po përjeton dhunë psiqike. Tutje shtojnë se këto akte dhe akuza janë të padrejta dhe absurde duke theksuar se për 15 muaj i është vazhduar paraburgimi. Familja thotë se ai po gjykohet vetëm pse është shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …