Anëtari i AAK-së, Haxhi Shala, ka komentuar zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai ka komentuar edhe mos kalimin e pragut nga Nisma, parti në të cilën Shala ishte deri vitin e kaluar kur kaloi në AAK.“Më vjen keq, sidomos për zotin Limaj. Ai e meriton vendin në Kuvend. Por këtë rrugë e kanë zgjedhur, atë që kanë lypur e kanë gjetur. Nuk duhet të ngrejnë gishtin askund por të gjejnë fajtorin brenda tyre. Por më vjen keq pasi vendi i Limajt është brenda Kuvendit”, ka thënë ai. Tutje ai ka folur për të ardhmen e tij në politikë dhe ka komentuar gjasat që të jetë kandidat për kryetar të komunës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …