Gresë Krasniqi, bija e zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi nëpërmjet dy postimeve ka reaguar lidhur me publikimin e shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Gjithashtu ajo e ka shprehur mllefin për drejtësinë e mohuar ndaj krerëve të luftës së UÇK-së e sidomos ndaj prindit të saj për plotë 6 muaj nga arrestimi i tij. “I ndahen 11 milionë euro KOSTT-it për pagesën e rrymës në veri e në anën tjetër publikohen shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarave ne Hagë. Veç mos të harrojmë, ata akuzohen për “krime” e UÇK konsiderohet si ndërmarrje kriminale. “Krim” i vetëm ka qenë çlirimi i tokës shqiptare nga okupatori serb, si dhe liria e pavarësia e Kosovës. Liria nuk ka çmim, atë e kemi falë luftës se lavdishme te UÇK-se. Liria ka emër, liria nuk ka çmim! “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar” Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoftë dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa të drejtë! Liria ka emër – UÇK. Liria ka emrin tënd, Jakup Krasniqi”, shkruar, Gresa Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka ‘prituar’ të flasë para gazetarëve për autostradën Prishtinë-Gjilan
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka folur edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan. Ai ka thënë se …