Sot në Bruksel do të zhvillohet një takim urgjent mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Protesta e djeshme e ekstremistëve serbë në Jarinje, ka bërë që Beogradi sakaq ta diktojë agjendën e këtij takimi. Ankesat e serbëve ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes dhe daljes së personave që bartin letërnjoftime të strukturave ilegale, do të shtrohen në tavolinën e bisedimeve. Kurse, ministrja, Edita Tahiri ka njoftuar se në këtë takim do të flitet edhe për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR, shkeljet e marrëveshjes për vizitat zyrtare nga ana e zyrtarëve të Serbisë duke hyrë edhe ilegalisht në Kosovë, si dhe për ndalimin e vazhdimit të lëshimit të letërnjoftimeve nga strukturat paralele për qytetarët e Kosovës nga ana e Qeverisë së Serbisë. Sipas ministres Tahiri, deri në zgjidhjen e problemit të certifikatave të ADR-së, pozicioni i Qeverisë së Kosovës do të mbetet i njëjti, që do të thotë se do të vazhdohen me masën e reciprocitetit ndaj kamionëve dhe maunave që bartin materie të rrezikshme nga Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …