Kujtimet e ing.Arkitekti, Zhani Canco ish nxënës në gjimnazin “Qemal Stafa” djali i Gjergj Cancos “Mësues i Popullit”:Data 7 mars është si 28 nëntori i 1912
Gjimnazi “Qemal Stafa” me 13 “Heronj Populli” dhe 72 dëshmorë
-Pa gjuhën e shkruar kombet zhduken
-Si u dënua me 20 vjet burg Drejtori i gjimnazit dhe themeluesi i ATSH, Mihal Sherko
-Gjimnazi i Tiranës u hap më 3 dhjetor 1925
-Pas vitit 1945 gjimnazit iu dha emri i “Heroit të Popullit” Qemal Stafa
–400 nxënës nga bangat e kësaj shkolle shkuan në formacionet partizane
Kanë dhënë mësim në gjimnaz: Prof.dr.Aleksandër Xhuvani, Prof. Eqerem Çabej, prof. Aleks Buda, prof. Petraq Pepo, prof.Abdurahim Buza, Prof.Qazim Turdiu dhe Gjergj Canco
-13 “Heronj të Popullit” ish nxënës të kësajë shkolle:
Qemal Stafa,Vasil Shanto, Myslym Keta, Ali Demi, Themo Vasi, Margarita Tutulani, Shyqyri Ishmi, Shejnaze Juka, Skënder Gaci, Asim Zeneli, Manush Alimani, Nazmi Rushiti, Alqi Kondi
Shkollat e para në Shqipëri
Liceu Kombëtar i Korçës më 25 tetor 1917,
Shkolla e mesme teknike amerikane “Harry Fults” në Tiranë, korrik 1921
Gjimnazi i Gjirokastrës 5 nëntor 1923
Shkolla tregtare në Vlorë 8 nëntor 1924
Një inxhinier që gjithmonë festën e mësuesit e veçon për vetë faktin se babai i tij ka qenë ndër mësuesit më të shquar Gjergj Canco.Shkolla Profesionale “Teknike Elektrike Gjergj Canco” Tiranë tashmë ka emrin e tij. Zhani Canco, ka qenë ish nxënës i gjimnazit “Qemal Stafa” dhe ka kujtime të shumta për të si dhe për arsimin shqiptar në përgjithësi. Gjergj Canco “Mësues i Popullit”, i cili ka drejtuar shkollën e mesme Politeknike për 22-vjet për shumë vjet ka dhënë matematikë në gjimnazin e Tiranës.
Gjithmonë ju 7 Marsin e festoni në mënyrë të veçantë në familje, por dhe me miq. E kujtoni si ditëlindjen tuaj.Pse?
Ka datë më të bukur se 7 Marsi?!Dita e hapjes së shkollës së parë shqipe.Për ne doli dielli i diturisë.Për ne pas shumë shekujsh u realizua ëndrra më e bukur.Nuk ka si 7 Marsi.Është një 1912-të e dytë.Pa gjuhë nuk ka komb.Pa gjuhën e shkruar shumë kombe janë zhdukur.Babai im e festonte si asnjë festë tjetër.Ai ishte mësuar që ka ngelur në kujtesën e nxënësve.Ju kushtua arsimit deri në ditën e fundit të jetës.Ai ma ka rrënjosur thellë dashurinë për ditën e mësuesit.
Ju keni ndjektu në vite zhvillimet në gjimnazin “Qemal Stafa” ku keni studiuar dhe vetë, diçka nga hsitoriku i tij se cilat kanë qenë kushtet në të cilën u përurua në vitin 1925 kjo shkollë?Cilët ishin mësuesit e parë?
Gjimnazi i Tiranës u hap më 3 dhjetor 1925 dhe kjo shënonte plotësimin e kërkesës së rinisë dhe të banorëve për hapjen e një shkolle të mesme të përgjithshme në kryeqytet Tiranë, ose të gjimnazit si quhej në atë kohë. Ajo gjithashtu ishte edhe dëshira e flaktë e mësuesve atdhetarë e përparimtarë si Sali Ceka, Qemal Balla, Ahmet Gashi e të tjerë. Ishte një hap i rëndësishëm për zgjerimin dhe konsolidimin i arsimit të mesëm në Shqipëri, pas çeljes së Liceut Kombëtar të Korçës, më 25 tetor 1917, shkollës së mesme teknike amerikane në Tiranë, korrik 1921, gjimnazit të Gjirokastrës 5 nëntor 1923, Shkollës tregtare në Vlorë 8 nëntor 1924. Gjimnazi u hap për herë të parë në një shtëpi private dykatëshe diku afër qendrës së sotme të kryeqytetit me një numër të reduktuar profesorësh dhe me 98 nxënës. Më vonë u shpërngul në afërsi të fushës së Shallvares (pranë lagjes Shallvare) dhe në vitin 1934 u vendos në ish kazermën ushtarake “Teuta” që ndodhet ndërmjet dhomës së tregëtisë dhe Bankës Shqiptare (sot në këtë vend kalon rruga).
Pas vitit 1920 dhe në vazhdim shumë nxënës, shkuan me bursën e shtetit shqiptar për të vazhduar studimet në universitetet evropiane kryesisht në Francë, Austri dhe Itali.Në fillim të viteve 1930 të shekulit XX ato erdhën në Shqipëri të diplomuar nga universtete më prestigjioze europiane. Ato sollën në Shqipëri jo vetëm kulturën profesionale të mësimdhënies europiane,por dhe një kulturë të përgjithshme të admirueshme, dhe mbresëlënëse nga vendet ku ato kishin studiuar. Shumë prej tyre filluan të japin mësim në Gjimnazin e Tiranës. Filluan të vihen në baza shkencore programet mësimore duke patur çdo lëndë program të veçantë. Në to përcaktoheshin qëllimet dhe detyrat edukative mësimore, vëllimi i njohurive dhe i shkathtësive dhe i shprehive që duhet të përvetësojnë nxënësit gjatë një viti mësimor. Po kështu krahas shumë kuadrove filluan të vijnë matematikanët e parë të shkolluar në Francë, Austri, Itali si Ligor Cika (Serafini), Aleko Tashko, Gjergj Canco, Petraq Fundo, Kristaq Fundo, Ibrahim Babamusta, Hysni Babameto, Qazim Turdiu, Andon Deda. Ata dhanë një kontribut të ndjeshëm në mënyrën e mësimdhënies dhe disa prej tyre bënë dhe tekstet e para të matematikës për shkollat e mesme.. Në vitin 1936 trupa petagogjike dhe nxënësit e kësajë shkolle krijuan revistën e titulluar “Gjimnazisti”. Në shkrimet e botuara në këtë revistë ndjehet dëshira e nxënësve për të paraqitur jetën e gjimnazit në orët e mësimit si dhe në aktivitetet kulturore artistike, po kështu ka nxënës që kanë përkthyer nga letërsia botërore,. Në dëshirën për të rikujtuar atë periudhë po përmendim disa prej tyre. Përshtypje të bëjnë shkrimet e A Skifteri të titulluar “Shpirti flamurit”. “Në majë të një mali” nga Sitki M.Imami, Ihsan Podgorica.
Shumë interesante janë edhe shkrimet e Sezai M.Rradhima “Mbi teknikën e të mësuarit të matematikës”.“Një vizitë në Upsalë” nga Kleanthi Jorgoni, ndërsa Xhemal Farka ka përkthyer letrën që Lord Bajroni i dërgon nënës me rastin e takimit të tij me Ali Pashën në vitin 1809.Mjaft interesant është shkrimi i Kristaq Tutulanit i titulluar “26 prill 1451”. Në gjimnaz kanë dhënë mësim mësuesit e popullit Prof.dr.Aleksandër Xhuvani, Prof. Eqerem Çabej, prof. Aleks Buda, prof. Petraq Pepo, prof.Abdurahim Buza, Prof.Qazim Turdiu dhe Gjergj Canco, kanë dhënë mësim edhe shumë mësues të merituar, personalitete të shquara..
Përveç këtyrer personaliteteve pranë gjmnazit shtetëror të Tiranës gjatë viteve së monarkisë dhe periudhës së luftës ka dhënë mësim dhe shumë njerëz të shquar që më pas kanë bërë emër të madh në fusha të ndryshme të artit, kulturës, dhe shkencës shqiptare. Ndër këto janë të njohur Lasgush Poradeci, Mark Gurakuqi, Nonda Bulka, Skënder Luarasi, Arshi Pipa, Vedat Kokona, Anton Mazreku, Minella Karajani, Gavril Meksi, Jorgji Pano, Zekeria Rexha, Ibrahim Shabani, Naum Stralla, Zef Zymeri, Kol Shiroka, Lirak Dodbiba, Nexhat Hakiu, Mihal Zallari, Henrik Lacaj, Mustafa Greblleshi, Andrea Kushi.
Por çfarë mund të veçosh për këtë gjimnaz?
Dua që të veçoj në këtë rast një nga drejtorët e parë të gjimnazit Mihal Sherkon. Ai mbetet legjendë.Ende s’ka marrë çfarë i takon. Ai është symbol i shkollës. Njeri i rrallë që ia kushtoi jetën arsimit. Mihal Sherko (Korçë, 27 tetor 1887 – 1964) ka qenë profesor latinishteje, nëpunës i lartë dhe anëtar i ngarkuar me Punët e Jashtme gjatë fazës tranzitore të pushtimit italian. Themelues i ATSH. U dënua me 20 vjet burg nga Gjyqi Special ku u dënuan 17 me pushkatim dhe 60 të dënuar me burgim. Është ndër gjyqet e para që pushkatoi dhe dënoi me shumë vite burgim personalitete, që dyshohej se ishin kundër sistemit komunist.
Me këtë gjimnaz lidhet dhe një pjesë e jetës së babai tuaj “Mësues i Popullit” Gjergj Canco.Kur filloi ai të japë mësim në gjimnaz?
Interesante është një shkresë që daton 12-1-1933 drejtuar prof. Canco që thotë: Kemi nderin të ju lajmërojmë se në bazë të shkresës Nr 100 me 10-1-1933 të ministrit të Arsimit jeni ngarkuar me marrë përsipër në këtë gjimnaz mësimin e matematikës e të fizikës, d.m.th 21 orë në javë. Njëkohësisht do të mbani edhe vetëm mësimin e topografisë në shkollën teknike të Tiranës. Për orët që do të kapërcejnë maksimumin e orëve të një profesori, do të paguheni veçanërisht simbas art 191 të lejes Organike të Ministrisë së Arsimit. Ju lutem të paraqiteni nesër me 13 të K.M. në orën 9 në drejtorinë e këtijë Instituti për të marrë njoftim mbi orarin e mësimeve.Shkresa është firmosurnga drejtori i gjimnazit Karl Gurakuqi.Emri i Karl Gurakuqit është një nga personalitetet e arsimit shqiptar.
Po japim shkurtimisht aktivitetin e Karl Gurakuqit.
Ai ka lindur në Shkodër.Në kolegjin Françeskan kreu dhe vitet e para të shkollës së mesme.Rreth vitit 1908 shkon në Austri, ku fillimisht ndjek seminarin françeskan të Salburojut e më pas mbaron gjimnazin klasik të atij qyteti.Studimet universitare i ndjek në fakultetin filozofik të universitetit të Gratzit.Më 1917 kthehet në atdhe dhe që prej këtij viti shërben në arsimin shqiptar, duke filluar nga mësues dhe sekretar i komisisë letrare në Shkodër si dhe bashkëthemelues i shoqërisë “Vllaznija”.Në vitin 1920 është inspektor i arsimit në Vlorë dhe aty zgjidhet sekretar i përgjithshëm i federatës “Atdheu”, kryetar i së cilës ishte Avni Rustemi.Në vitet 1920-1922 bëhet drejtor i revistës “Agimi”.Në vitet 1925-1927 drejtor i revistës pedagogjike. Në vitin 1928 përsëri drejtor i revistës “Mësuesi” dhe më 1938 drejtor i “Shkolla Kombëtare”
Duke qenë me funksione në Federatën Atdheu, është edhe redaktor i revistës me drejtor Asim Jakova. Karl Gurakuqi ka shërbyer në një radhë detyrash në fushën e arsimit si drejtor në gjimnazin e Tiranës dhe më vonë si shef në Ministrinë e Arsimit si dhe anëtar i komisionit Teknik të dikasterit. Gurakuqi ka qenë profesor i gjuhës shqipe dhe latinishtes në Institutin “Nëna Mbretëreshë” dhe në vitet e okupacionit italian u caktua si inspektor epror i Ministrisë së Arsimit dhe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Karl Gurakuqi ka kryer një veprimtari përkthimesh të rëndësishme si dhe përpilime tekstesh mësimore.Më 1938 harton tekstin “Gramatika latine” me 1939 ushtrime të gramatikës Latine e “Sintaksa Latine”.Ka bashkëpunuar në përpilimin e vëllimit “Visaret e Kombit”, pjesa e parë, tretë dhe e katërt. Gurakuqi ka përkthyer “Ilirët dhe gjendja ekonomike e kulturore e Shqipërisë në kohën e kalueme” nga Karl Patch, “Diturija gjuhore indoeuropiane” nga Paul Kretschmer, “Zemra” e Edmond de Amiçis “Serbët dhe Shqiptarët” e Milan Suffaj, “Rrjedhja e punëve në Shqipëri”e Alfred Rappaportet, “Si u shkaktue Lufta e madhe” e A.Ëger e të tjerë.
Karl Gurakuqi ka shkruar vazhdimisht edhe në periodikën tjetër të kohës, me një varg pseudonimesh:Cruticus-tek Agimi(1919),Delegeus-tek Telegraf (1927), Guri i Kuq- tek “Ora” (1929), K.G.-tek “Revista petagogjike” e tek përpjekja shqiptare, Ilirija (1934-1935). Nga fundi i Luftës së dytë Botërore Karl Gurakuqi emigroi jashtë vendit në Itali, ku dhe vdiq më 6 dhjetor 1971.
-Si i kujtoni vitet e shkollimit në gjimnazin ”Qemal Stafa”
Gjithmonë kur ndodhem në ambientet e kësaj shkolle ndiej emocione dhe më pushtojnë kujtime të shumta. Në katin e parë janë vendosur stendat me fotot e atyre që drejtuan shkollën në vite si:Mihal Sherko, Karl Gurakuqi, Vencamin Dashi, Safet Bulko, Mihal Tallase, Hysni Babameto, dhe nga viti1944 e në vazhdim kanë drejtuar shkollën Aleko Tashko, Vangjel Gjikondi, Sotir Prifti, Sun Shapllo, Kadri Baboçi, Sadete Çuçi, Abdullah Kullozi, Gafurr Luga, Lydra Biçoku , Mimoza Idrizi, Gjergj Zaharija, Jovan Kristiqi, Mirela Berisha.
Në një tjetër stendë janë vendosur 13 “Heronjtë e Popullit” ish nxënës të kësaj shkolle si Qemal Stafa,Vasil Shanto, Myslym Keta, Ali Demi, Themo Vasi, Margarita Tutulani, Shyqyri Ishmi, Shejnaze Juka, Skënder Gaci, Asim Zeneli, Manush Alimani, Nazmi Rushiti, Alqi Kondi.
Çfarë ndjesish përjellin këto stenda?
Duke parë këto stenda të duket sikur bashkëbisedon me ish pedagogët (me të cilët janë të lidhura shumë kujtime të viteve të gjimnazit) si:Hazan Biboja , Muntaz Bakiri, Nexhat Hakiu, Fatmir Sinoymeri, Fadil Rrepishta, Masije Floqi, Gavril Meksi, Pëllumb Gjebrea, Zef Zymeri, Orhan Pojani, Aleko Noçka, Riza Lalo, Ali Ostreni, Melo Dodbiba, Halit Narazani. Ata kanë dhënë një ndihmë të madhe në arsimin shqiptar, duke njerrë nxënës të shkëlqyer, që më vonë u bënë ndër intelektualët më të shquar në të gjitha fushat e jetës.Në ceremoninë e 85-vjetorit ishin të ftuar ish-nxënës, ish-drejtues të kësaj shkolle, fëmijët e atyre, prindërit që dhanë mësim, ish pedagogë. Një punë tepër e vlefshme për organizimin e kësaj ceremonije si dhe për mbledhjen e dokumentacionit dhe dokumentimin e saj bëri dhe mësuesja e talentuar Shpresa Beja…
Me këtë rast i uroj stafit mësimor, nxënësve të shkollës dhe komunitetit të prindërve suksese dhe dëshira të realizuara.