Në Kosovë pritet që sot të arrijnë mbi 4680 doza të vaksinës anti-Covid, Pifzer. Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Ministrisë së Shëndetësisë. Siç thuhet këto doza janë pjesë e asistencës prej 95 000 dozave që BE i ka ndarë për Kosovën. Tutje, aty thuhej se “Vaksinimi do te vazhdoje se pari me vaksinimin e personelit shëndetësor qe për arsye te ndryshme nuk ka mundur te vaksinohet ne fazën e pare, për te vazhduar pastaj me dozat e tjera qe pritet te arrijnë me vaksinimin e kategorisë me sëmundje kronike me te theksuara tek personat e moshuar dhe me radhe sipas kategorive siç i parasheh Plani i vaksinimit kundër Covid-19”. Siç ka deklaruar më parë ministri i Shëndetësisë një kontingjent më i madh i dozave në Kosovë prite të arrijë më gjatë muajit maj
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …