leoni

Adil Behramaj: Në vend se të reflektoj Donika Gërvalla po krenohet me deponimin e shkarravinave politike kundër UÇK-së

Adil Behramaj: Donika Gërvalla po krenohet me deponimin e shkarravinave kundër UÇK-së

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur “përbaltëse politike”, ministren e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministren e parë të vendit, Donika Gërvallen. Përmes një postimi ai e ka komentuar deklaratën e saj rreth ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Në vend që kryediplomatja të reflektonte, ajo edhe si qeveritare konfirmoi se krenohet me deponimin e shkarravinave politike kundër themeluesve të UÇK-së. Madje, paska treguar zell të madh për ta vazhduar përbaltjen edhe nga pozita e njeriut të dytë të Qeverisë së Kosovës. Pa kërkuar asnjëherë drejtësi për mbi 400 masakra të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, si kryediplomate ajo po i legjitimon pretendimet serbe për të ashtuquajturat “krime të shqiptarëve”, ka shkruar Behramaj. Tutje ai ka shkruar se Gërvalla nuk po arrin ta ruaj as nderin e paraardhësve të saj dhe se ajo nuk mund të jetë kryediplomate e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …