Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar një letër të bardhë Lulzim Bashës, ku i thotë se çfarë do e se së bashku do ulen në tavolinë, që të negociojnë. “Mandati ynë i tretë do jetë ndryshe në qasje dhe në atë që duam të bëjmë për Shqipërinë. Kaluam një fushatë të fortë, fushata ishte më e vështira që kam kaluar. Ajo që na duhet është që Meta të mos jetë president, sepse kjo i shërben vendit. Ne jemi PS dhe jemi në mandat të tretë, sepse kemi çuar përpara reforma, edhe kur kemi vënë në rrezik shumicën tonë parlamentare. Ne nuk heqim Metën që të çojmë përfaqësuesin tonë në Presidencë. Rama i ka dërguar një letër të bardhë Lul Bashës, ku i thotë, shkruaj çfarë do dhe bujrum të ulemi në tavolinë ta negociojmë”, tha Balla.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …