Në Ferizaj u mbajt mbledhja e Mekanizmit Koordinues kundër dhunës në familje

Në ambientet e Komunës së Ferizajt u mbajt takimi i Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në Familje, mekanizëm ky që përfaqësohet nga zyrtarë komunal, të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, institucione shëndetësore, të kujdesit social dhe të tjera, e që për synim ka koordinimin ndërinstitucional për luftimin e këtij fenomeni. Në këtë mbledhje u diskutua riaktivizimi i këtij mekanizmi me ç’rast u zgjodh koordinator i saj, Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi që njëherit drejtoi këtë takim. Temë tjetër ishte organizimi i trajnimeve përkatëse me mbështetjen e OSBE-së lidhur me këtë fushë si dhe plani strategjik dhe i veprimit për parandalimin e dhunës në familje. Gjithashtu nga ky takim u bë e ditur se është në proces nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në mes Komunës së Ferizajt me Komunat Shtime, Kaçanik, Hani i Elezit, për të ndihmuar strehimoren regjionale të Ferizajt, e cila strehimore strehon personat që përjetojnë dhunë në familje. Në këtë takim përveç të ftuarve tjerë mori pjesë edhe znj. Aneta Silyavska, Këshilltare për të Drejtat e Njeriut- Departamenti për Ligj dhe Drejtësi nga OSBE.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …