Shefi i grupit Kuvendar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova po pret vetëm donacione për vaksina anti-Covid. Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Hoti për pasivizim në qasjen në vaksina. “Për vaksinat fajet i kanë edhe Kurti edhe Hoti”, ka thënë ai. “Po presim me na bë rahmet dikush. Shqipëria na vaksinoi disa qytetarë atje në Kukës. Pastaj donacionet që erdhën nga shtetet e BE-së dhe SHBA-ja. Nuk po shohim dritë në fund të tunelit. Kemi rënë në gjendje të rëndë sikur vendet e botës së tretë që janë në krizë. Kosova dhe Siria në gjendjen e njëjtë për vaksinim. Jemi po ashtu në linjë me vende sikur Kirgiztani”, shtoi ai. Tahiri pati kritika edhe për qeverisjen e Kurtit. Ai thotë se ka pasur pritje më të mëdha. Ai tha po ashtu se Kurti vetë premtoi vaksina nga Shqipëria ndërkohë që i refuzoi ato.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …