Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, e dënuar penalisht me një vendim të plotfuqishëm, për shak të shpërndarjes së gazit lotsjellës, në Kuvend, e cila për këtë shkak edhe nuk u lejua të kandidonte për deputete, ashtu sikur zonjat qeveritare e pushtetare, Vjosa Osmani dhe Donika Shfarc, përdor një fjalor distancues e fyes për krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë, të akuzuar nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së. Duke folur për buxhetin që ka ndarë Qeveria e kaluar për mbrojtjen e tyre, por edhe në raste të tjera, zonja Haxhiu krerëve të UÇK-së iu referohet si “persona” që janë në Hagë, duke i ikur emërtimit të vërtetë, ashtu sikur i ikën në çdo rast të mundshëm përdomimit të sintagmës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zonja Osmani, apo edhe më keq sikur kryediplomatja e Kosovës dhe zëvendësja e Albin Kurtit, zonja Shvarc, e cila krerët e luftës i etiketon me gjuhën e Vuçiqit e të Daçiqit, duke i quajtur kriminelë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Këto tri zonja pushtetare e qeveritare, mendojnë se me qasjen e ndërrimit të fjalorit të tyre mund ta ndërrojnë edhe të vërtetën historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëjtë sikur mendjet e disa trutharëve në Shqipëri, të cilët madhërojnë kolaboracionistët e gjermanëve dhe italianëve, dhe etiketojnë çlirimtarët e Shqipërisë, në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Urrejtja që kanë këtë tri zonja për krerët e luftës, në radhë të parë nuk iu bën nder si nëna që janë, pastaj si zonja që merren me politikë, proklamojë përçarje duke fyer çlirimtarët dhe më meritorët e lirisë.
Si do të ndihej zonja, Haxhiu, nëse dikush do t’ ia kthente me të njëjtën masë, duke e quajtur “personja” në krye të Ministrisë së Drejtësisë, apo personat e Albin Kurtit?