Ministrat e Jashtëm të G-7 gjatë takimit të sotëm, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndihmën e BE-së për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre. Në komunikatë thuhet se u është bërë thirrje vendeve në rajon të zgjerojnë hapësirën e brendshme politike dhe të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura. “Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve përgjatë vijave etnike nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale”, thuhet tutje.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …