Deçani shënon 5 majin ditën e dëshmorëve

Më homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në komunën e Deçanit aty ku përjetësisht pushojnë ata qe i falen jetën këtij vendi, Dëshmoret e Kombit janë nderuar nga, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, veteran e invalid të luftës se UÇK-së familje të Dëshmoreve, struktura komunale, asamblist e shumë qytetarë të cilët ishin bashkë për të shënuar këtë ditë. Është momenti që ne të gjithë të ndihemi krenarë për atë çfarë djemtë e vajzat tona morën mbi supet e tyre fatin e vendit duke shënuar me shkronja të arta historinë e Kosovës për ata të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot. Sakrificat e mëdha të dëshmorëve të kombit dhe rrugëtimi luftarak e jetësor i tyre, mirënjohja për nënat, motrat, vëllezërit, baballarët dhe të gjithë qendrestarët e kombit nga të gjitha trojet shqiptare, meritojnë përkulje dhe nderim të pafund. Këtë pasuri kombëtare, vlerat e UÇK-së duhet ti ruajmë sy sytë e ballit sepse ata dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Nderimi dhe lavdia ju takon dëshmorëve dhe të rënëve për liri, dje, sot, nesë e përgjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …