Zëvendëskryetari Aliu priti në takim përfaqësues të SBASHK-ut

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Arsim nga kjo komunë, Basri Aliu kanë pritur në takim një delegacion nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), në krye me kryetarin e kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Viti, Kemajl Bislimi. Bëhet me dije se gjatë këtij takim zëvendëskryetari Aliu, i ka njoftuar ata rreth punës që kanë bërë institucionet komunale të Vitisë në fushën e arsimit dhe planeve që kanë në këtë fushë me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për nxënësit por edhe për personelin arsimor. Kurse përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë njoftuar ata lidhur me çështjet që lidhën me arsimin kryesisht nevojave që kanë të punësuarit në institucionet publike dhe private të arsimit, shkencës dhe kulturës. Gjithashtu në këtë takim është folur edhe rreth zbatimit të Kontratës kolektive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …