Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se ndarja e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në katër komunat në veri të Kosovës është në kundërshtim me ligjin. Javën e kaluar, komisioni kishte miratuar propozimin e KOSTT-it për ndarjen e këtyre mjeteve. “Kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore, për shkak se KOSTT-i është ndërmarrje publike, në bazë të statutit është 100 për qind është pronë e Republikës së Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje edhe e Qeverisjes Korporative, sepse kjo ndërmarrje e ka Bordin dhe Kuvendi nuk ka te drejtë të ndërhyrje në menaxhimin dhe afarizmin e kësaj ndërmarrjeje, tha Bedri Hamza gjatë konferencës për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …