Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bajram Geci, ka përfunduar kursin e Betejës së Komandantëve të Togjeve të Britanisë së Madhe në shkollën prestigjioze të Luftës së Këmbësorisë. Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e Britanisë në Kosovë, e cila ka thënë se Geci ka kryer me sukses një nga kurset më sfiduese në ushtrinë britanike. Kursi i Betejës së Komandantëve të Togut, përqendrohet në prodhimin e Komandantëve të Togës të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ky kurs përfundon menjëherë pas komisionimit nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst. “Fundi i prillit shënoi një arritje tjetër të dukshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Togeri Bajram Geci përfundoi me sukses një nga kurset më sfiduese në ushtrinë britanike, kursin e Betejës së Komandantit të Togut. Ky kurs përqendrohet në prodhimin e komandantëve të rinj të këmbësorisë të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ne i urojmë Lt. Gecit suksesin më të mirë dhe të madh në karrierën e tij të ardhshme”, ka njoftuar Ambasada e Britanisë
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …