Gazmend Zeqir Zeqiri (16. 11. 19 78 – 7. 5. 1999)

Gazmend Zeqir Zeqiri (16.11.1978 – 7.5.1999)

Dëshmori i kombit, Gazmend Zeqir Zeqiri u lind me 16 nëntor në vitin 1978 në fshatin Kopiliq i Epër. Prindërit Zeqir e Isma Zeqiri linden e rritën dhjetë fëmijë katër djem: Smajlin, Ilirin, Gazmendin dhe Arbenin e gjashtë vajza: Nurijen, Mihrijen, Sevdijen, Hafizen, Lumnijen dhe Dashurijen. Dëshmori Gazmend Zeqiri shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje në shkollë “Liria” në Turiqevc. Gazmendi rrjedh nga një familje më ekonomi të mesme por patriotike e trashëguar nga të afërmit e tij të cilët çdo herë kanë qenë të përkushtuar për çështjen kombëtare, për lirinë e pavarësinë e atdheut.
Familja Zeqiri gjithmonë ka qenë e përfshirë në luftëra, kryengritje e demonstrata por kohë pas kohe për lirinë e këtij vendi kjo familje ka dhenë edhe dëshmor. Axha i Gamzendit, Ramadan Demë Zeqiri ka marrë pjesë në demonstratat e vitit 1989 me katër djemtë e tij si dhe më gjithë vëllezërit dhe nipat e tij. Prandaj Gazmendi u lind dhe u rrit në një familje e cila kurrë nuk u pajtua më okupatorin serbosllav. Më daljen në skenë të UCK-së Gazmendi së bashku më vëllezërit dhe djemtë e agjallarëve u rreshtuan në radhët e UCK-së për ta luftuar makinerinë e forcave serbe. Një prej sulmeve të para të ndërmarra nga UCK-ja nën udhëheqjen e komandantit emblematik Abedin Rexhes “Sandokanit” ishte ajo e datës 05 mars e vitit 1998 në dy pikë pozicionime ku i kishte bërë policia serbe në fshatin Burojë dhe në fshatin Rakinicë. Në mbrëmje të kësaj nate ku Adem Jashari po bënte luftë në mbrojtje të pragut të shtëpisë së tij, Gazi më shok e vëllezër i afrohet këtyre dy pikë pozicionimeve të forcave serbe në aksione të ndara në afërsi rreth 50 metra duke u shkaktuar atyre humbje në teknikë lufte e në njerëz. Pastaj në mbrëmje vonë të asaj nate trimat luftëtar ndër ta edhe Gazi kthehen në fshatin Vajnik në odën e Nezir Kotorrit e cila ishte pikë e UCK-së.
Dëshmori i kombit Gazmend Zeqiri ishte i dalluar dhe jashtëzakonisht i shkathët për të marrë pjesë në aksione goirile e të shpejta vlen të theksohet aksioni i ndërmarrur nga UCK-ja në kthesën e ashpër të rrugës Mitrovicë – Pejë më konkretisht në vendin ku ndahet fshati Vitak nga Runiku, Gazi në udhëheqjen e eprorëve të tij i thotë vdekjes plaç dhe i del autoblindës serbe përpara duke ja hedhë granatën dhe duke e demoluar tërësisht atë. Kështu që aksionet e Gazit nuk kishin të ndalur ai ishte kudo ku u shkrepte plumb ndaj armiqve serb. Dëshira e madhe për ta parë Shqipërinë por edhe për tu furnizuar më armatim e nxit Gazin që të merr rrugën për ta kaluar kufirin shqiptaro – shqiptar kështu që korriku i vitit 1998 e gjen Gazin në Shqipëri ku qëndron rreth një javë ku çmallet më nënën Shqipëri që kurrë nuk e kishte parë më herët më sy por kësaj radhe për zor andej ja kishte mësy, kishte shkuar për t’i kërkuar armë e plumba për t’ia marr hakun Kosovës. Në të kthyer nga Shqipëria në kufirin e pa natyrshëm që i ndante shqiptarët grupi në të cilin ishte edhe Gazmend Zeqiri bien në pritë te forcave serbe ku zhvillohet një luftë e ashpër dhe në afërsi atë ditë bien heroikisht katër shok të tij nga zonat e ndryshme të Kosovës, atë ditë Gazi shpëton fatbardhësisht dhe kthehet në bazën e tij të nisjes në Turiqefc në shtabin e Brigadës 112 “Arben Haliti” ku e sjell një sasi të konsiderueshme të municionit dhe armëve dhe më ç’rast Gazi emërtohet komandant i skuadrës.
Aksionet e tij dhe të skuadrës që e drejtonte ai nuk kishin të ndalur, Gazin dhe skuadrën e tij gjë e gjallë nuk i priste ata sa ishin në Aqarevë, sa në Burojë e Vajnik, sa në Kopiliq të Ultë e Rakinicë e sa në kodër të Runikut e në Kosterc ku kohë pas kohe skuadra e Gazit dhe një njësi prej 12 ushtarësh nga Vajnikut qëndronin në odën e Rifat Dervishaj në Kosterc. I tillë ka qenë Gazi i pa lodhur i pa trembur dhe ofensivë pas ofensive ai ishte në vijë të parë në çdo frontit dhe në mbrojtje të atdheut përherë. Në mëngjesin e datës 07 maj të vitit 1999 Gazmendi ishte në fshatin Vajnik ku kishte shkuar për t’i vizituar familjaret e tij. Po atë ditë forca të shumta ushtarake e policore më artileri të madhe e granatonin fshatin Vajnik nga pikë pozicionimi i tyre në kodër të fshatit Burojë dhe në të njëjtën kohë një njësit i forcave serbe më makineri të rendë hynë në fshatin Kopiliq i Epër dhe ballafaqohen më ushtarët e UCK-se. Kur Gazi i dëgjoj këto krisma u përshëndet shpejt më te afërmit e tij e mori armën dhe u nis sikur të ishte rrufeja në drejtim të krismave ngase donte t’u ndihmonte shokëve të tij. Më të arritur në brendi të fshatit më konkretisht në mes të lagjeve Morina dhe Kuqani Gazi bie në prit më forcat serbe më të cilat përballet i vetëm por dhe bie heroikisht në altarin e lirisë, ai ra për të mos vdekur kurrë ai ishte dhe ka mbetur shembull i një trimi të vërtetë. Trupi i tij fillimisht është varrosur në fshatin Burojë ndërsa pas lufte në vitin 2000 është rivarrosur në fshatin e tij të lindjes. Sipër varrit ku i prehen eshtrat e këtij trimi familja e tij e ka ngritur një lapidar. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Shtabi i UCK-se dhe komuna e Skenderajt familjen e dëshmorit e ka nderuar më mirënjohje. Një nip i lindur pas luftës e mban në krenari emrin e tij. Gjithashtu rruga kryesore e fshatit Kopiliq i Epër e mban emrin Gazmend Zeqiri. (L. D)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …