Në ditën e sotme filloi punën legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë me opozitën e përçarë dhe të ndarë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot komisionin hetimor për shkarkimin e kryetarit të shtetit, Ilir Meta

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ngritjen e komisionit hetimor për shkeljet e pretenduara të kryetarit Ilir Meta pas kërkesës së 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e kreut të shtetit. Ky projektvendim i propozuar nga Komisioni i Ligjeve mori 97 vota pro, 6 kundër dhe e kanë abstenuar 1 deputetë. 9 deputetë do të përbëjnë komisionin që do të hetojë Metën për shkeljet që pretendohet se janë kryer para dhe gjatë fushatës elektorale. Kryetar do të jetë deputeti socialist Alket Hyseni, ndërsa zëvendëskryetar Myslim Murrizi i opozitës. Deputetja socialiste Klotilda Bushka do të jetë sekretare e komisionit hetimor. Ndërkohë do të jenë edhe 6 anëtarë të tjerë të cilët janë deputetët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe Arlind Çaçani. Këta deputetë që do të hetojnë presidentin dhe në fund do të miratojnë një raport nëse ekzistojnë shkaqe për shkarkimin e Metës. Objekti i punës së këtij komisioni  është hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga Presidenti i Republikës gjatë periudhës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore 2021 përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …