Fshatit Belle do ti kthehen pasardhësit e atyre që pushtuesit i dogjën tre herë në periudha të ndryshme

Tek ti, faleshin baballarët tanë, gjyshërit e stërgjyshërit plise bardhë. Ora e luftëtarëve ishe ti, Belle mitike! Hyjneshë dikur, Mbretëreshë sot, vend i legjendave, dëshmitarë e historisë, në tempujt që ke pushon orakulli i shqiptarisë. Të dogjën, të poqën, te vranë, armiqtë shekullor. Por, e pa mposhtur dhe krenare qëndrove, e mbushur me lavdi, truall i hershëm i racës Iliro-Arbërore. Kështu është shënuar në memorialin e ngritur në fshatin Belle, fshat ky i cili në periudha të ndryshme kohore u dogj pothuajse tre herë u dëbuan banorët e kësaj zone, u vranë edhe fëmijët në djep. E sot pas shumë dekadash po rikthehet jeta e banorëve të këtij fshati duke investuar në truallin e të parëve. Aty tashmë është ngritur edhe një memorial ku janë skalit emrat e të vrarëve që nga viti 1912-1999. Për ta bërë zbulimin e këtij memoriali të pranishëm ishin Komandanti i ZOD. Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanir Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, trashëgimtar të familjarëve të vrarë banorë të këtij fshati dhe qytetar të shumtë. Komandanti i  ZOD. Ramush Haradinaj, tha se jemi të nderuar që e kemi mundësinë të gjithë për t’i nderuar të rënët ndër shekuj. “Të mirat e lirisë janë të shumta, sot jetojmë të lirë dhe kemi mundësi me respektua rrugën tonë të gjatë, rrugën e luftëtarëve tanë ndër breza. Është nder i madh që më në fund na erdhi dita të gjithëve me i nderu të rënët ndër shekuj, na erdhi dita që t’i shohim njerëzit edhe pse të shpërndarë anekënd Kosovës, me i pa tek rrënjët e veta”, tha Haradinaj. Ai shtoi se rruga që lidhë Bellen me Plavën, na lidhë edhe me sakrificën ndër breza, dhe secila trevë ka një histori, ndërsa Belle ka një histori të veçantë sepse nga këtu ishte komandanti i shquar, Sali Çeku. “Kthimi tek rrënjët për ne shqiptarët është identifikim yni, sikurse që ndodhi në vitin ’99. Kjo rrugë që na lidhë me Plavën, na lidhë edhe me sakrificën tonë që dikur nuk ka qenë e ndarë me kufij, shqiptarët kanë jetuar në këto treva, dhe në cilëndo prej tyre ka një histori, ndërsa historia e Belles është e veçantë, nga këtu e kemi komandantin e shquar, Sali Çeku, një hero i kombit me të cilin mburremi, sikurse me të gjithë dëshmorët e tjerë”, përfundoi Haradinaj. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se si institucion jam i përkushtuar që të investoi në ketë zonë , që banorëve të fshatit Belle, te ua kthej kujtimet e të pareve duke u krijuar kushte për jetës, rrugë e rrym ujë e kanalizim e mbi të gjitha të jen të sigurt në vendin e tyre ku të paret e tyre dhanë jetën për ketë truall. Dua me besu se për një kohë shumë të shkurtër ky fshat do të jetë njëri nder fshatrat më turistik në kësaj zone. Jam tepe i lumtur që ëndrrën e banorëve të kësaj zone po e kthejmë në realitet tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …