leoni

BAHRI FAZLIU, UDHËHEQËS I DENJË I LËVIZJES KOMBËTARE PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, kanë përkujtuar heroin e luftës për çlirimin kombëtar, Bahri Fazliut në23 vjetorin e rënies burrërore në fushën e nderit dhe të lavdisë. Me këtë rast kryetari Latifi ka thënë se: Është mbresëlënëse ndjenja e përkujtimit të njërit prej ideologëve më të spikatur të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, me emrin e të cilit është e lidhur historia më e re e luftës për çlirimin e popullit shqiptar nga robëria sllave. Me Bahriun kishte kuptim emri Lëvizje, jeta dhe qëllimi i të cilës mori vlerë dhe përmbajtje nga vetëmohimi i tij. Një luftëtar i lirisë me përmasat e heroit, që i ka të lidhura vitet e veprimit në periudhën më të vështirë, atë të ilegalitetit. Janë vite ku kërkohej guxim dhe vetëmohim, shkathtësi dhe përgjegjësi, të veprosh kundër pushtuesit. Ishin rrethana ku kërkohej disiplinë  e ndërgjegjshme por dhe ndjenjë përgjegjësie, për t’iu ikur ndjekjeve, që forcat e sigurimit serb i bënin Lëvizjes për Çlirim dhe të gjithë atyre, që bënin përpjekje për t’i organizuar forcat përparimtare drejtë, në rrugën e vërtetë të lirisë-rrugën e luftës së armatosur çlirimtare. Bahri Fazliu kësaj rruge i kishte hyrë me një mendje. Me bindje kishte zgjedhur rrugën e betejave të vazhdueshme, të përballjeve dhëmbë për dhëmbë me vështirësitë e luftës për çlirim. Edhe pse i ri për nga mosha, ai do të dëshmojë aftësitë e një udhëheqësi modest, që nuk sprapset nga dallgët dhe furtunat. Bëri një jetë të shkurtër, por la një vepër të pasur politike e kombëtare. U bë frymëzim i brezave liridashës, kurse pas rënies heroike, ai mbetet mësuesi që edukon më së miri rrugën tonë për të jetësuar idealin e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar. Bahri Fazliu është vazhdues i denjë i veprës dhe amanetit të vëllait të tij Fahri Fazliut, ndaj të cilit ai ushqente respekt të thellë dhe i falej përjetësisht, për mësimet që ia kishte lënë pas, jeta dhe vepra e vëllaut dëshmor. Ai e kishte përjetuar rëndë rënien e shokëve të pandashëm, Fahriut dhe Afrimit, në 2 nëntorin e vitit 1989. Ky moment ndikojë edhe më shumë, që t’i shtohej urrejtja ndaj pushtuesve. Të gjithëve na kujtohet se, në ato vite jetohej e punohej nëpër baza ilegale e podrume me lagështi, nëpër shtëpi të thjeshta e liridashëse shqiptare dhe jo sikurse sot. Kushtet në të cilat vepruan Bahriu dhe Agroni ishin të rënda për Kosovën dhe popullin shqiptar, ishin kushte, ku praktikisht, çdo ditë e kudo vepronte aparati i pushtimit me mekanizmat e dhunës. Mirëpo, i mposhtën vështirësitë, rreziqet e pengesat deri në vetëmohim, duke luftuar e u flijuar për lirinë. Nderime dhe lavdi përjetësisht shokut e bashkëveprimtarit tim, heroit BAHRI FAZLIU! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …