Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook një lajm të mirë për sa i përket luftës kundër pandemisë, që javët e fundit po njeh një ulje të statistikave. Sipas postimit të kryeministrit, gjatë 24 orëve të fundit asnjë pacient i infektuar është paraqitur në spitalin Infektiv të kryeqytetit. “Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, shkruan kryeministri. Ditën e djeshme vendi regjistroi 2 viktima dhe 67 të infektuar, ndërkohë që në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar, dhe të shëruarit në 24 orët e fundit janë 891.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …